Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Ramës: Përvishju gjermanishtes…
Ish-ministrja e Jashtme dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialiste, Arta Dade, ka reaguar pasi u identifikua nga Newsbomb mes personazheve të përfshirë në postimin e kryeministrit Edi Rama, ku ai ironizonte protestuesit që prej ditësh mblidhen në bulevard duke kërkuar dorëheqjen e tij. E pyetur nga media Vox News se çfarë mendon për gjuhën e përdorur nga kryeministri, Dade nuk i kurseu kritikat, por edhe “këshillat” për Edi Ramën. “Për gjuhën e tij? Si njohëse e linguistikës mund të them që ai shqipen e ka manipulative, anglishten e kupton por nuk e flet dot, ndërsa gjermanishten nuk e njeh fare, fare. Unë do t’i sugjeroja për momentin t’i përvishet gjermanishtes, se do t’i duhet më shumë se shqipja e protestës dhe padyshim më shumë se anglishtja...
Burimi:
ntv.al