Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do të preken flamingot
Inxhinieri i mjedisit Aleksandër Trajçe, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se nuk është kundër zhvillimit ekonomik, por argumentoi se investimet duhet të realizohen në zona të përshtatshme dhe pa cenuar ekosistemet më të rëndësishme të vendit. Sipas tij, rreth 20% e territorit të Shqipërisë është i shpallur zonë e mbrojtur dhe përmban vlerat më të larta të biodiversitetit, ndaj kërkon mbrojtje të veçantë. Trajçe komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka siguruar se flamingot e Nartës nuk do të preken nga projekti. Inxhinieri i mjedisit u shfaq skeptik, duke argumentuar se vetë procesi i ndërtimit sjell pasoja të pashmangshme për habitatin natyror. Pjesë nga biseda: Trajçe: Detajet e vizitës që Rama përmendi ne nuk i dimë....
Burimi:
vizionplus.tv