Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket. Flamingot do të jenë aty, nuk do të ikin

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka reaguar në lidhje me planin për investim në Zvërnec duke bërë me dije se që prej 15 majit, autoriteti përgjegjës shtetëror për mjedisin ka vendosur që projekti t’i nënshtrohet një vlerësimi të thelluar të ndikimit në mjedis. Në këtë kuadër, Balla sqaron se  përpara se të miratohet dokumentacioni përfundimtar i zbatimit të projektit dhe përpara se sa të shqyrtohet kërkesa për dhënien e një lejeje ndërtimi, zhvilluesi është i detyruar të përgatisë dhe paraqesë një Vlerësim të Thelluar të Ndikimit në Mjedis. “FAKTET QË DUHEN PËRSËRITUR: Lidhur me investimin në Zvërnec autoriteti përgjegjës shtetëror për mjedisin ka vendosur më 15 maj 2026, që projekti duhet t’i nënshtrohet jo thjesht një vlerësimi të zakonshëm të ndikimit në mjedis,...