Intervista në TOP/ Ku gënjeu për pronat Mirlinda e AKSH-it
Të duash të vesh vetulla e të përfundosh duke nxjerrë sytë. Kështu mund të konsiderohet monologu i ish drejtoreshës së AKSH-it, Mirlinda Karçanaj, në Top Chanel. E pandehura e akuzuar nga SPAK për manipulim tenderash dhe pjesë e një grupi kriminal që ka rrëmbyer persona, ndonëse foli gjatë nuk arriti të sqarojë asnjë nga çështjet për të cilat është vënë në epiqëndrën e një nga dosjeve më të nxehta që ka ngritur prokuroria. Ajo prodhoi sllogane dhe parrulla, përsëriti “copy paste” togfjalësha të huazuar nga gjuha e Edi Ramës, që i lexonte me bisht të syrit në letrën që mbante përpara për tiu përgjigjur petjeve që i dinte paraprakisht, por nuk iu përgjigj në asnjë rast akuzave që gjenden kundër saj në dosje. Për të...
Burimi:
sot.com.al