Intervista e Belerit në mediat greke, Balla i përgjigjet europdeputetit: Termi Vorio Epir ka vdekur, mos shtrembëro historinë

Intervista e Belerit në mediat greke, Balla i përgjigjet europdeputetit: Termi Vorio Epir ka vdekur, mos shtrembëro historinë

Eurodeputeti i parlamentit grek, Fredi Beleri, ka reaguar së fundmi në lidhje me çështjen e Zvërnecit, teksa në një postim në rrjetet e tij sociale shkroi: “Fola rreth asaj që po ndodh në lidhje me Zvërnecin dhe me grekët e Epirit të Veriut”. Ky reagim i tij ka ngjallur përgjigjen e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë. “O zoti Eurodeputet Beleri, Zvërneci është në shtetin që quhet Shqipëri. Termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë. Prandaj të lutem zbato emërtesat zyrtare që të kërkon Parlamenti...