Interpelanca për Duranën në Kuvend/ Bozdo ngre akuza për paligjshmëri, Ibrahimaj mbron projektin

Interpelanca për Duranën në Kuvend/ Bozdo ngre akuza për paligjshmëri, Ibrahimaj mbron projektin

Ditën e sotme në Kuvend është zhvilluar interpelanca me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo, lidhur me parkun teknologjik Durana. Bozdo tha gjatë fjalës së tij se qeveria duhet të bëjë më shumë transparencë për këtë park teknologjik, i cili sipas tij është krijuar në paligjshmëri dhe ka minuar konkurrencën. Sipas Bozdos, krijimi i këtij parku i ka shërbyer atyre kompanive që janë identifikuar me problematika ligjore dhe klientë të qeverisë. Bozdo shtoi se emri i Ermal Beqirit, i cili është nën hetim nga SPAK për skandalin e AKSHI-t, figuron te parku teknologjik në Durana. Këto problematika me parkun teknologjik sipas Bozdos, mund të pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Mënyra si operohet dhe zhvillohet parku Durana, është problematike....