“Internacionalja Komuniste”/ Ish-zyrtarja e PD-së nxjerr zbuluar eurodeputeten Salis, publikon foton në krah të Qorrit pak para protestës

“Internacionalja Komuniste”/ Ish-zyrtarja e PD-së nxjerr zbuluar eurodeputeten Salis, publikon foton në krah të Qorrit pak para protestës

Në ditën e 28 të protestës që u zhvillua në Tiranë, e pranishme ka qenë edhe eurodeputetja italiane Ilaria Salis. Kjo e fundit, pak para se të bashkohesh në shesh me protestuesit, ku edhe mbajti një fjalë në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, ka pasur një takim me Arlind Qorrin dhe Redi Muçin të Lëvizjes Bashkë. Për këtë takim ka reaguar edhe ish-sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj. “Ja urdhëroni, Internacionalja Komuniste në veprim. Kurrë, kurrë, kurrë me këta dhe me asgjë që këta përfaqësojnë… Jo Manipulimit, Jo Hienave Politike”, shkruan ajo krahas fotos. Salis nuk është një eurodeputete konvencionale. Gjatë dy viteve të fundit, emri i saj është lidhur me një nga çështjet më të diskutueshme politike dhe gjyqësore në Bashkimin...