“Interesi publik, nuk është pronë e Edi Ramës”/ Zvërneci, Vasili: Pse mbrohet kur thotë, se nuk ka asnjë projekt

“Interesi publik, nuk është pronë e Edi Ramës”/ Zvërneci, Vasili: Pse mbrohet kur thotë, se nuk ka asnjë projekt

Një mbrojtje e dëshpëruar nga çeta mediatike e Ramës po i bëhet Zvernecit si një investim amerikan. E para punës çfarë do të thotë investim amerikan dhe çfarë shpjegon kjo. Përse diskutimi apo debati u dashka mbyllur dhe nuk mund të vazhdojë e të zhvillohet si për çdo investim tjetër që ka të bëjë me territorin dhe interesat e Shqipërisë? Po të ecim më tej dhe të vijmë tek thelbi i çështjes. A është ky vërtet investim amerikan? Po pse mbrohet kjo kur Rama thotë publikisht se nuk ka asnjë projekt? Po si mundet që Rama të thotë 4 miliard euro kur nuk ka asnjë projekt dhe studim fizibiliteti, nga doli pra kjo shifër? A mos është ky vetëm një ndërmjetësim amerikan? Nëse është investim...