Integrimi/ Sot konferenca e 8-të ndërqeveritare, Rama në Bruksel! Nis procesi i mbylljes së kapitujve me BE-në

Integrimi/ Sot konferenca e 8-të ndërqeveritare, Rama në Bruksel! Nis procesi i mbylljes së kapitujve me BE-në

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë këtë të martë në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit. Pasi vendi kaloi me sukses objektivat e ndërmjetme për grupin e “Themeloreve”, ky takim i radhës në Bruksel do të shërbejë për të përcaktuar piketat përmbyllëse për këtë grupkapitull ku përfshihen Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, si dhe Kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike dhe kriteret ekonomike. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Rama së bashku me një ekip nga grupi negociator. Konferenca është parashikuar të nisë zyrtarisht në orën 19.30. Ky takim vjen pas një serie konferencash ndërqeveritare që kanë çuar në hapjen e të gjithë grupkapitujve negociues, duke përfshirë...