“Integrimi nuk bëhet me propagandë”, Tabaku mesazh nga Gjermania: Duhen institucione të forta dhe vullnet politik

“Integrimi nuk bëhet me propagandë”, Tabaku mesazh nga Gjermania: Duhen institucione të forta dhe vullnet politik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është përzgjedhur nga qeveria gjermane së bashku me dy deputetë të mazhorancës për një tur takimesh dhe diskutimesh në Gjermani, të fokusuar tek procesi i integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë vizitës dyditore, delegacioni zhvilloi takime në Bundestag, në Kancelarinë gjermane, në Ministrinë e Jashtme, si dhe me organizata biznesi, shoqata gjyqtarësh dhe think tank-e që merren me çështjet europiane dhe demokratike. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se procesi i integrimit europian nuk mund të reduktohet në propagandë apo në hapje kapitujsh në letër, por kërkon institucione të forta, ekonomi tregu dhe reforma reale. Sipas saj, Shqipëria ka kaluar muaj të rëndësishëm në një “udhëkryq” për sa i përket rrugës europiane, ndërsa nënvizoi se tërheqja...