Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anna La Rosa të agjencisë italiane Italpress, kryeministri Edi Rama foli për temat kryesore që dominojnë debatin politik në Shqipëri dhe marrëdhëniet me Evropën, nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët, deri te polemikat për projektin turistik në jug të vendit, që po kundërshtohet nga lëvizja “Revolucioni i Flamingove”. Duke folur për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, Rama u shpreh se procesi i integrimit është i pakthyeshëm. “Siç thoshte Churchill, nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë. Besoj se ka gjëra nga të cilat duhet të mësojmë dhe për të cilat duhet të reflektojmë, por ndërkohë askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, tha ai. Kryeministri u ndal edhe te marrëveshja mes...
Burimi:
opinion.al