Integrimi në BE, Rama lidh Konferencën Ndërqeveritare me Naim Frashërin: Drita…

Integrimi në BE, Rama lidh Konferencën Ndërqeveritare me Naim Frashërin: Drita…

Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, e ka cilësuar si një “mister të gëzueshëm” përkimin e avancimit të negociatave me 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit. Kreu i qeverisë e quan Naim Frashërin si “udhërrëfyesin gjenial” të aspiratës shekullore të shqiptarëve drejt Europës, duke përmendur shprehjen simbolike të poetit: “Diellit që lind andej nga perëndon”. “Mirëmëngjes! Është një mister i gëzueshëm, që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkim Europian, të vezullojë në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, udhërrëfyesit gjenial të aspiratës sonë shekullore drejt “Diellit që lind andej nga perëndon”. Me mirënjohje të madhe e kujtojmë në këtë 25...