Integrimi/ Ministri Hoxha: Nuk ka ndryshuar qëndrimi i Brukselit për zgjerimin
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka deklaruar në Kuvend se procesi i zgjerimit të BE mbetet një prioritet i pandryshuar i vetë Brukselit dhe se marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët europianë janë në nivelin më të ngushtë dhe më përmbajtësor të mundshëm. Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se procesi i negociatave për anëtarësim bazohet ekskluzivisht në meritë dhe në rezultate konkrete të reformave, të cilat sipas tij janë kriteri i vetëm i vlerësimit nga Bashkimi Europian. “Qëndrimi i BE-së ndaj zgjerimit nuk ka ndryshuar, ai mbetet një nga prioritetet e BE-së. Konstatimi i dytë është se marrëdhëniet tona me BE dhe vendet anëtare nuk kanë qenë asnjëherë më të ngushta, më konkrete, më përmbajtësore dhe më premtuese se sa sot....
Burimi:
opinion.al