Integrimi/ Abilekaj: Rezoluta diplomatike lë hapësirë për interpretime të kundërta dhe fsheh ngecjen reale

Integrimi/ Abilekaj: Rezoluta diplomatike lë hapësirë për interpretime të kundërta dhe fsheh ngecjen reale

Rezoluta e miratuar së fundmi në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian mbi progresin e Shqipërisë ka shkaktuar interpretime krejtësisht të kundërta, duke u parë nga qeveria si një vlerësim pozitiv dhe nga opozita si një konfirmim i kritikave të saj. Gazetari Enton Abilekaj, në një intervistë për SYRI TV me moderator Edvin Parruca, argumentoi se problemi qëndron te vetë natyra e rezolutës. Sipas tij, dokumenti është "diplomatik, jo teknik" dhe i mungon një vlerësim i bazuar në merita, çka lejon hapësirë për dy interpretime diametralisht të kundërta. ‘Vetë rezolutën po ta lexosh, ti nuk e kupton, a kemi ecje të shpejtë të Shqipërisë, apo kemi ngecje në çështjen kryesore?’, u shpreh ai. Enton Abilekaj: Mendoj që problemi i parë është rezoluta vetë,...