Inspektime në Lungomare, Gonxhja paralajmëron masa ndaj bizneseve për zaptimin e plazheve publike

Inspektime në Lungomare, Gonxhja paralajmëron masa ndaj bizneseve për zaptimin e plazheve publike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një inspektim në terren në qytetin e Vlorës, i fokusuar në menaxhimin e vijës bregdetare. Gjatë verifikimeve të kryera, kreu i ministrisë ka paralajmëruar sanksione të rrepta ndaj subjekteve private që shkelin hapësirat e përcaktuara për plazhe publike. Inspektimi është përqendruar specifikisht në zonën e Lungomares, ku janë verifikuar parcelat e lira dhe plazhet publike. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij procesi janë konstatuar parregullsi nga ana e disa strukturave hoteliere dhe shërbimi. Autoritetet bënë të ditur se u konstatuan shkelje nga biznese që “kishin vendosur çadra dhe shezlongë jashtë territorit të lejuar ose në mbivendosje me hapësirat publike”. Në këtë kuadër, u kërkua ndërhyrja e menjëhershme për lirimin e këtyre sipërfaqeve. Në aksionin e dritës...