‘Informacioni i klasifikuar në duart e krimit’, Balliu: Kompanitë e Agasit dhe Beqirit, tendera pa certifikata sigurie
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu ka ngritur alarmin për dhënien e certifikatave të sigurisë, individëve të dyshuar për lidhje me krimin. Në një deklaratë për mediet nga Kryesia e Kuvendit, Balliu tha se agjencitë shtetërore janë kthyer në vegla që komandohen nga individë jashtë këtyre institucioneve, duke vendosur në rrezik të plotë sigurinë e informacionit të klasifikuar. Ligjvënësi demokrat hodhi akuza, edhe lidhur me tenderët e përfituar nga kompani, të cilat sipas tij kanë marrë projekte të rëndësishme pavarësisht mungesës së certifikatave të sigurisë. Balliu theksoi gjithashtu se parlamenti ka humbur normalitetin e tij, dhe se i vetmi rend dite që duhet të ekzistojë në komisione dhe seanca plenare janë kërkesat e qytetarëve protestues. Duke mos i dhënë zë dhe duke mos lejuar...
Burimi:
syri.net