‘Industri e korruptuar’ Kaprata:Qeveria dhe SPAK po heshtin, ndërkohë që miliarda euro investohet në ndërtim

‘Industri e korruptuar’ Kaprata:Qeveria dhe SPAK po heshtin, ndërkohë që miliarda euro investohet në ndërtim

Eksperti i urbanistikës, Gent Kaprata i ftuar në edicionin informativ të lajmeve u shpreh se Shqipëria po përballet me një deformim të thellë të modelit të zhvillimit, ku ndërtimi është kthyer në mekanizëm për qarkullimin e miliarda eurove me burim të dyshimtë, kryesisht nga aktiviteti kriminal dhe ekonomia informale. Sipas tij, lulëzimi i kullave dhe resorteve nuk pasqyron ekonomi reale, por një proces masiv të pastrimit të parave që po betonizon vendin pa logjikë tregu.Ai theksoi se ky fenomen nuk është i sotëm, por një proces i nisur prej rreth 25 vitesh, që lidhet me mënyrën se si është konceptuar dhe menaxhuar zhvillimi urban, fillimisht në Tiranë dhe më pas në gjithë vendin. Kaprata ngriti shqetësimin se në ekonomi qarkullojnë dhjetëra miliardë euro që nuk...