Incident te Kryeministria, automjeti përfundon në shkallët e godinës (VIDEO)
Një incident i pazakontë ka ndodhur këtë të diel në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet ka përfunduar në shkallët e godinës së Kryeministrisë. Pas ndalimit të mjetit, drejtuesi është parë duke dalë prej tij dhe i është drejtuar hyrjes së institucionit, ku më pas ka goditur me shkelma derën e godinës. Personi është ulur para derës së institucionit, ndërsa gardistët i kanë kërkuar të largohet. Sipas raportimeve, ai nuk iu bind menjëherë këtij urdhri dhe vijoi të qëndronte aty për disa minuta. Deri tani nuk dihen motivet që e kanë çuar drejtuesin e mjetit drejt këtij veprimi, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me incidentin.
Burimi:
javanews.al