Incident në protestë, i moshuari ngrihet me forcë nga karrigia e folësve (VIDEO)

Incident në protestë, i moshuari ngrihet me forcë nga karrigia e folësve (VIDEO)

Protesta e 24-t kombëtare kundër projektit në Zvërnec, e cila po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nisur me incidente. Një i moshuar ishte ulur në karrigen ku zakonisht mbajnë fjalime personat që flasin. Ai ka qëndruar i ulur për disa minuta, ndërsa fillimisht protestuesit i kanë kërkuar të çohet, pasi do të nisnin fjalimet, por i moshuari ka refuzuar të ngrihet. Kjo ka bërë që protestuesit e tjerë ta ngrenë me forcë. Pasi u ngrit, i moshuari është larguar nga vendi ku do të mbahej fjalimi dhe iu drejtua efektivëve të policisë. Kujtojmë se Shqipëria prej 24 ditësh po përballet me protesta kombëtare kundër qeverisë. Fillimisht, tubimet nisën kundër projektit 4 miliardë dollarësh në Zvërnec dhe tashmë kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama...