Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

Në cilësinë e Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, avokati Ermal Yzeiraj ka publikuar deklaratën e tij publike:________________________________________Procedura penale për magjistratët është detyrim; për të pandehurin është garanciDje, më 1 korrik 2026, u zhvillua në GJKKO një tjetër seancë në gjykimin në seancë paraprake të procedimit penal nr. 190/2023, i njohur ndryshe si çështja “SASPAC”.Seanca paraprake zhvillohet me dyer të mbyllura. Unë e ndoqa atë nga kafazi i sigurisë.Vetëm tetë ditë më parë, më 23 qershor 2026, u zhvillua po në GJKKO një tjetër seancë, këtë herë në gjykimin në themel të procedimit penal nr. 13/2020, i njohur ndryshe si çështja e koncesionit të instrumenteve kirurgjikale. Siç është bërë publike edhe nga media, atë seancë e ndoqa në sallë, pranë avokatëve të mi,...