Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

Një problem në furnizimin me energji elektrike ka ndodhur dje në spitalin rajonal në Durrësit, saktësisht në repartin e maternitetit. Me anë të një deklarate zyrtare, spitali informon se pas avarisë në furnizimin me energji, brenda një kohe shumë të shkurtër është vënë në punë gjeneratori ndërsa aparaturat dhe sistemet jetike kanë funksionuar nëpërmjet back-up. Në njoftim thuhet se nuk ka pasur asnjë problematikë pasuese në vijimin e trajtimit apo në shëndetin e nënave apo dhe të porsalindurve. Njoftimi i spitalit të Durrësit Në lidhje me situatën e krijuar ditën e djeshme në Maternitetin e Spitalit Rajonal Durrës, si pasojë e një avarie të përkohshme në furnizimin me energji elektrike, ju informojmë se gjeneratori rezervë u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër....