Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur mëngjesin e kësaj të shtune për Euronews Albania me moderatore Alba Xhani. Lamallari ka folur për herë të parë ekranin e Euronews Albania pas vendimit për rastin e lidhur me shtetasen Ikballe Huduti, një shqiptare e Kosovës që u shpall e “padëshiruar” nga qeveria shqiptare si një përson i lidhur me Iranin. Ministri ka dhënë detaje si është marrë ky vendim. “Ne kemi vepruar duke akumuluar dhe përpunuar të gjithë informacionin që kemi disponuar kohë më parë në fakt mbi këtë shtetase, ashtu siç kemi edhe në mënyrë periodike të përditshme, ne mbledhim informacion si agjencitë ligjzbatuese, policia, antiterrori dhe shërbimi inteligjent, në bashkëpunim dhe me partnerët.  Mbledhim informacion për shtetas të ndryshëm të cilët po bëjnë kërcënim...