IDU miraton rezolutën për Shqipërinë, Berisha: Vendi në përkeqësim të ndjeshëm të standardeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës

IDU miraton rezolutën për Shqipërinë, Berisha: Vendi në përkeqësim të ndjeshëm të standardeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka miratuar rezolutën e 8-të për Shqipërinë, duke reflektuar denoncimet e PD mbi zhvillimet demokratike, proceset zgjedhore, funksionimin e shtetit të së drejtës në vend dhe ecurinë e procesit të integrimit europian. Sipas njoftimit të PD, dokumenti i referohet vlerësimeve të institucioneve ndërkombëtare, duke e klasifikuar Shqipërinë si “autokraci elektorale” dhe duke theksuar përkeqësimin e perceptimit për korrupsionin. Sipas rezolutës, korrupsioni sistemik dhe mungesa e llogaridhënies në nivelet e larta të qeverisjes përbëjnë pengesë serioze për avancimin drejt Bashkimit Europian. Sipas IDU procesi i integrimit është ngadalësuar ndjeshëm, “për shkak të kapjes së shtetit, ndërhyrje politike në institucionet e drejtësisë dhe lidhje të dyshuara mes zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”. Po ashtu, ngrihet shqetësimi për...