Ibrahimaj: Shqipëria, vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane

Ibrahimaj: Shqipëria, vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane

Në kuadër të Konferencës së Fondacionit Konrad Adenauer dhe Alumni BBUG me temë “Shqipëria si vend biznesi – Perspektiva për kompanitë gjermane dhe partneriteti rajonal”, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi progresin ekonomik të vendit dhe mundësitë në rritje për investitorët e huaj. Ministrja Ibrahimaj u shpreh se Shqipëria ka kaluar një transformim të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit, duke u shndërruar nga një ekonomi në tranzicion në një treg në rritje, të qëndrueshëm dhe konkurrues. Ajo nënvizoi se ekonomia shqiptare ka ruajtur një rritje mesatare prej rreth 4% në vit, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto është dyfishuar, nga 13.5 miliardë euro në mbi 26 miliardë euro. Duke folur për investimet, Ibrahimaj tha se investimet e huaja direkte kanë shënuar rritje të qëndrueshme,...