Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së
Shqipëria vijon të konsolidojë politikat mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), duke shënuar progres të rëndësishëm në përmirësimin e klimës së biznesit dhe zhvillimin e sipërmarrjes. Kështu shprehet Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një postim në rrjetet e saj sociale, duke iu referuar raportit më të fundit të OECD-së, “SME Policy Index 2025”, i bërë publik sot. Sipas këtij raporti, Shqipëria ka regjistruar përmirësim pozitiv në 5 nga 12 dimensionet e vlerësimit dhe ka ruajtur performancën në 5 dimensione të tjera, duke u renditur ndër ekonomitë lider në Ballkanin Perëndimor dhe Turqia, për krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e SME-ve. Raporti vlerëson kryesisht progres të dukshëm veçanërisht në: edukimin sipërmarrës dhe mbështetjen për sipërmarrjen e grave; tranzicionin...
Burimi:
javanews.al