Ibrahimaj në Berlin:Shqipëria rol aktiv në avancimin e reformave të tregut të punës dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në rajon

Ibrahimaj në Berlin:Shqipëria rol aktiv në avancimin e reformave të tregut të punës dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në rajon

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor “Avancimi i Përbashkët i Politikave të Punësimit dhe Politikave Sociale”, e organizuar në Berlin nga Ministria Federale Gjermane e Punës dhe Çështjeve Sociale (BMAS), në kuadër të Procesit të Berlinit. Konferenca shënoi lançimin zyrtar të Planit të Përbashkët të Punës për Punësimin dhe Politikat Sociale për vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), një dokument dyvjeçar që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin e reformave të tregut të punës dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian. Ministrja Ibrahimaj ishte pjesë e Panelit I me temë: “Nxitja e punësimit: strategji efektive për tregje pune të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, ku ndau prioritetet dhe reformat e Shqipërisë në fushën e punësimit, zhvillimit të aftësive dhe modernizimit...