“IBAR ka kaluar nga grupi i punës te ambasadorët e vendeve të BE”, Gogu zbulon rezultatet e anketës rajonale: Kemi tre vlerësime pozitive, dhe një negativ

“IBAR ka kaluar nga grupi i punës te ambasadorët e vendeve të BE”, Gogu zbulon rezultatet e anketës rajonale: Kemi tre vlerësime pozitive, dhe një negativ

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një deklaratë për gazetarët, ka bërë me dije se procesi i njohur si IBAR (Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme) tashmë ka kaluar nga grupi i punës në grupin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së dhe se ky raport ka vlerësime pozitive për vendin tonë në rrugën drejt Bashkimit Europian. “Në 18 muajt e fundit, 70 institucione janë koordinuar dhe janë dërguar mbi tetë mijë faqe dokumentacion. IBAR është një proces që tashmë ka kaluar nga grupi i punës në grupin e ambasadorëve të vendeve anëtare dhe tregon se procesi po ecën përpara, duke pasur mbështetje faktike dhe institucionale për çdo masë nga ana jonë. Besoj se, në fund të ditës, ky raport, i cili ka vlerësuar...