I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rama ndan pamje nga darka zyrtare me Macron

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rama ndan pamje nga darka zyrtare me Macron

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotot pas darkës me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron në pallatin Elysee në Paris, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Kryeministri ndodhet në Paris ku me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, është pjesëmarrës në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën. Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë. Kjo është vizita e dytë brenda një muaji e kryeministrit Edi Rama në Paris. Më 22 qershor të 2026, Rama u prit në...