I propozuari i Trump për ambasador në Tiranë flet para Senatit: Lufta kundër korrupsionit dhe narko-trafikut prioritet
I nominuari i Presidentit amerikan për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric G. Wendt, ka paraqitur para Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë prioritetet që synon të ndjekë në Tiranë, duke vendosur në fokus luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe karteleve të drogës. Në deklaratën e tij para senatorëve amerikanë, Wendt paralajmëroi se mbështetja ndaj Shqipërisë në përballjen me korrupsionin, krimin e organizuar transnacional dhe kartelet e drogës do të jetë një nga objektivat kryesore të mandatit të tij, nëse konfirmohet në detyrë. “Linja e parë e veprimit është ajo që e bën Amerikën më të sigurt, duke mbështetur Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar transnacional dhe karteleve të drogës”, deklaroi ai gjatë seancës. Një tjetër prioritet i shpallur...
Burimi:
syri.net