“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

Gazetari Patrik Sadikaj ka komentuar zhvillimet e protestës, duke u shprehur se në fillim u krijua përshtypja e një momenti real thyerjeje, por sipas tij, situata më pas u devijua drejt elementeve dytësore. Sipas gazetarit, pakënaqësitë reale lidhen edhe me çështje ekonomike, si rritja e çmimeve të karburanteve, kostot në bregdet dhe vështirësitë e përditshme të qytetarëve. Ai vlerësoi se protesta, përtej zemërimit qytetar, mbart edhe elementë politikë që nuk arrijnë të krijojnë një përfaqësim të gjerë dhe se disa aktorë politikë po përpiqen të udhëheqin një lëvizje që nuk e kanë ndërtuar vetë. “Në këndvështrimin e parë, u duk sikur kishte vërtet një thyerje, por më pas Rama e tërhoqi me lojën e tij, duke u marrë me gjëra të vogla të protestës, duke...