Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të fluturimit të parë Tiranë-Toronto, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke deklaruar se Tirana mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Sipas tij, në vitin 2016 aeroporti regjistronte 22 mijë fluturime në vit dhe 2.2 milionë pasagjerë, ndërsa në vitin 2025 numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe ai i fluturimeve në 82 mijë. Rama tha se pritshmëritë janë që numri i fluturimeve të kalojë 100 mijë deri në fund të kësaj dekade. Kryeministri njoftoi gjithashtu se së shpejti aeroporti do të hyjë në një fazë të re modernizimi, me vendosjen e portave dixhitale për qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike. Sipas tij, hyrja në aeroport do të...