Hoxha reagon ndaj ministres serbe: Pajtimi nuk ndërtohet mbi mohimin e krimeve
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi në platformën X duke dënuar deklaratën e një anëtari të Qeverisë së Serbisë për spastrimin etnik në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës. Ai theksoi se normalizimi i krimeve kundër njerëzimit minon pajtimin dhe se e ardhmja evropiane e rajonit mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe respektin për viktimat. Reagimi i plotë Ministrit: Deklarata e një anëtari të qeverisë së Serbisë, që shpreh publikisht keqardhje që në Kosovë nuk është kryer një spastrim etnik edhe më i madh, është e papranueshme, tronditëse dhe një fyerje e rëndë për viktimat e luftës. Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, krime të...
Burimi:
javanews.al