Hoxha pret delegacionin suedez: Të forcojmë partneritetin strategjik drejt një Europe më të bashkuar
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka pritur në një takim delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Suedez, të udhëhequr nga Morgan Johansson. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hoxha shprehet se ka patur një “diskutim konstruktiv”, ku ka shprehur vlerësimin e tij të sinqertë mbi mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe për kontributin e vlefshëm që Suedia ka dhënë gjatë viteve në zhvillimin demokratik, institucional dhe socio-ekonomik të Shqipërisë. “Shkëmbyem mendime mbi progresin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së momentumit të reformave dhe avancimit të mëtejshëm në prioritetet kryesore që lidhen me sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe qeverisjen e...
Burimi:
vizionplus.tv