Hoxha pas miratimit të rezolutës për BE: Integrimi europian është objektiv kombëtar që bashkon shqiptarët përtej politikës
Pas miratimit të rezolutës për integrimin në Bashkimin Europian, që mori 104 vota pro, kanë reaguar edhe politikanët. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha me anë të një postimi në X shprehet se miratimi i kësaj rezolute përbën moment me rëndësi të veçantë politike dhe kombëtare. Hoxha deklaron se integrimi në BE mbetet një prioritet absolut kombëtar, duke shtuar se duhet të na bashkojë, pavarësisht dallimeve në bindjet politike. “Miratimi (me thuajse unanimitet – vetëm një abstenim) i #rezolutës në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në #BashkiminEvropian përbën një moment me rëndësi të veçantë politike dhe #kombëtare. Ai është një shenjë e qartë e #pjekurisë politike dhe demokratike, një konfirmim i rrugës së drejtë që #Shqipëria ka zgjedhur dhe po ndjek, si edhe një tregues domethënës i mbështetjes...
Burimi:
javanews.al