Hoxha nga Shkodra: Të rinjtë rrëzuan diktaturën 36 vite më parë, sot rol kyç për ndërtimin e Shqipërisë evropiane
Ministri Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim me studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” për përfshirjen e të rinjve në rrugën e anëtarësimit të vendit në BE. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thotë se të rinjtë janë “fytyra e Shqipërisë moderne” dhe energjia që mban gjallë dhe çon përpara procesin. “Nuk do të lodhemi së përsërituri: anëtarësimi në BE nuk është thjesht një proces teknik negociatash, por një transformim i thellë që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, në arsim më cilësor dhe më të hapur ndaj botës, në një sistem drejtësie më të fortë e të drejtë, në më shumë mundësi në tregun e punës dhe në standarde më të larta jetese, për një Shqipëri më të zhvilluar dhe më të begatë”, shkruan Hoxha....
Burimi:
javanews.al