Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë të rinj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në #RinCamp2026. Anëtarësimi në BE dhe progresi i Shqipërisë ishte në zemër të shkëmbimeve me të rinjtë në panelin e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë. Gjatë fjalës së tij, Ministri Hoxha theksoi se ky proces kërkon përfshirjen aktive të të gjithëve, veçanërisht të të rinjve, të cilët do të jenë nesër përfituesit e drejtpërdrejtë të çdo investimi që bëjmë sot. “Ky është qëllimi ynë kombëtar, misioni ynë i përbashkët dhe mundësia më e mirë e të rinjve. Askush nuk përjashtohet; të gjithë kanë një rol për të luajtur....
Burimi:
ntv.al