Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

Hoxha me homologun malazez: Takimi ndërqeveritar dhe pika kufitare Zogaj–Skje në fokus të bashkëpunimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një konferencë për media së bashku me homologun e tij malazez, Ervin Ibrahimoviç, ku u theksua fryma e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve dhe angazhimi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Në fjalën e tij, ministri Hoxha vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si një model të qëndrueshëm fqinjësie të mirë, të ndërtuar gjatë dy dekadave me vullnet të përbashkët. “Diskutimet tona u fokusuan në frymën e miqësisë së qëndrueshme. Përgjatë 2 dekadave, dy vendet tona kanë ndërtuar me vullnet të përbashkët një model të vërtetë të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Sot bashkëpunojmë ngushtësisht si vende mike, si aleate të NATO-s dhe në një gamë të gjerë fushash...