Hoxha: Integrimi, në rrugën e duhur. Ministri i Jashtëm kërkon dakordësi mes palëve politike për reformat

Hoxha: Integrimi, në rrugën e duhur. Ministri i Jashtëm kërkon dakordësi mes palëve politike për reformat

Miratimi i raportit të vitit 2025 për Shqipërinë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, tregon qartë se Shqipëria po ecën me hapat e duhur në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha nga Shkodra, pranoi se ka ende punë për të bërë ndersa vuri theksin tek dakordësia mes palëve politike, për një objektiv që sipas tij e kërkon i gjithë vendi. “Kemi shumë gjëra për të bërë. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar por në thelb, ajo rezolutë vërteton edhe një herë rrugën e drejtë në të cilën jemi, progresin e padiskutueshëm, shkallën e bërjes së realizimit dhe rijetësimit të reformave dhe nevojën për të bërë më shumë dhe më mirë. Ne kemi një fat të mirë në Shqipëri, që...