Hoxha: Administrata publike po kalon një transformim të thellë drejt standardeve të BE-së
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se administrata publike shqiptare ndodhet në një proces të thellë transformimi, si pjesë e përgatitjeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës së mbajtur në Edicionin e Tretë të Javës së Administratës Publike, me temë “Shërbimi Publik për një Shqipëri Europiane”, Hoxha theksoi se forca e një shteti lidhet ngushtë me cilësinë e administratës së tij, duke nënvizuar rëndësinë e një shërbimi civil profesional, me integritet dhe të bazuar në meritë. “Në zemër të këtij procesit transformativ të zhvillimit qëndron një e vërtetë e thjeshtë: një shtet është aq i fortë dhe i përgjegjshëm sa është funksionale dhe e aftë administrata e tij. Vetëm një administratë profesionale, me integritet dhe e qëndrueshme, mund...
Burimi:
javanews.al