“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë dhënë deklarata kontradiktore sa i përket bisedimeve të paralajmëruara mes dy vendeve në Katar. Të dërguarit e posaçëm, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, thuhet se janë nisur drejt Dohas disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një raund i ri negociatash do të zhvillohej këtë të martë. “Takimi në Doha do të jetë, ndoshta i rëndësishëm, ndoshta jo. Do ta shohim. Por ne po fitojmë ushtarakisht. Ne nuk duam që ata të kenë armë bërthamore dhe ata nuk do të kenë armë bërthamore. Dhe ata kanë rënë dakord për këtë”, tha Trump. Por Irani këmbëngul se nuk janë planifikuar bisedime me Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve në vijim, edhe pse një delegacion teknik iranian pritet të udhëtojë...