Homazhet për Servet Pëllumbin/ Rama: Burrë i mençur e babaxhan, do të mbetet pikë referimi

Homazhet për Servet Pëllumbin/ Rama: Burrë i mençur e babaxhan, do të mbetet pikë referimi

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi që u nda nga jeta një ditë më parë. Rama ka kujtuar se si njihej me ish-kryetarin e Kuvendit dhe u shpreh se në fillim mes të dyve kishte pasur antipati në distancë, ndërsa pasi ishin takuar nga afër, marrëdhënia e tyre kishte ndryshuar. Kreu i qeverisë deklaroi se Servet Pëllumbi do të mbetet gjithnjë pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave. Edi Rama: Unë profesorin e kam njohur pak dhe nga larg. Për hir të së vërtetës dua të kujtoj këtu se marrëdhënie ime me të është një marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe pastaj një simpatia reciproke në afërsi. Për vite qëkurse e kam...