Historike në Tuz, partitë shqiptare në Mal të Zi bashkojnë forcat politike, krijohet Forumi Shqiptar
Tre subjekte politike shqiptare në Mal të Zi kanë zyrtarizuar bashkimin e tyre në një forcë të vetme politike me emrin Forumi Shqiptar, në një lëvizje që synon forcimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet vendore dhe qendrore të vendit. Marrëveshja e bashkimit u nënshkrua nga lideri i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, kryetari i Unionit Nacional Shqiptar Ferhat Dinosha dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve Ivan Ivanaj. Në krye të subjektit të ri pritet të jetë zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, i cili do të udhëheqë procesin e konsolidimit organizativ dhe politik deri në mbajtjen e Kongresit themelues. Prezantimi u bë të shtunën në sallën e Këshillit Komunal të Tuzit, ku Gjeloshaj, e cilësoi këtë bashkim si një...
Burimi:
javanews.al