Historia e zgjedhjeve/ Sali Berisha drejtues i përjetshëm i PD/ Gara për kreun e partisë e dominuar nga një emër

Historia e zgjedhjeve/ Sali Berisha drejtues i përjetshëm i PD/ Gara për kreun e partisë e dominuar nga një emër

Historia e zgjedhjeve në Partinë Demokratike është një udhëtim mes pushtetit dhe dominimit të Sali Berishës. Një parti, që nisi nga energjia rinore e studentëve të Dhjetorit ’90, me Azem Hajdarin, por që mbeti në 35 vite ekzistencë, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Berishës, me procese zgjedhore thuajse formale, pa supriza, dhe që mbytën çdo tentativë, qoftë dhe të zbehtë, për t’iu kundërvënë lidershipit. *** Më 11 dhjetor 1990, një grup studentësh dhe intelektualësh shqiptarë u mblodhën në një dhomë të vogël për të shkruar një kapitull të ri në historinë e vendit. Ishte themelimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, partisë së parë pluraliste në një sistem dikur të monopolizuar nga një parti. Në krye të Komisionit Nismëtar qëndronte Azem Hajdari, një student energjik dhe...