“Historia e integrimit, jemi mësuar ta dëgjojmë si refren”/ Raporti IBAR, analisti: Pasqyrë e trishtuar, korrupsioni…

“Historia e integrimit, jemi mësuar ta dëgjojmë si refren”/ Raporti IBAR, analisti: Pasqyrë e trishtuar, korrupsioni…

I ftuar në nje interviste televizive analisti Lorenc Vangjeli pranon se ka ndryshime rrënjësore të raportit IBAR krahasuar me dokumentin e mëparshëm. Ai e cilëson një “pasqyrë të trishtuar” që evidenton dështime të njëpasnjëshme në sektorë kyç. Korrupsioni mbetet plagë e hapur që dëshmon një shtet thellësisht jofunksional në raport me standardet evropiane. Ai shprehu shqetësimin se integrimi evropian po kthehet thjesht në një sllogan propagandistik të ngjashëm me premtimet e regjimeve të kaluara, një vijë horizonti që largohet sa më shumë tentohet të arrihet. Ne marrim po të njëjtin ushqim të hedhur. Domethënë, problemet mbeten. Ishte e kuptueshme që dhe për të njëjtin tekst, të dyja palët do ndaheshin në mënyrë krejt të kundërt. Njëra palë shikon atë që i intereson, pala tjetër i...