“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X ndaj raportimeve të mediave ndërkombëtare, mes tyre edhe CNN, lidhur me protestat e ditëve të fundit kundër projektit të diskutuar për zhvillimin turistik në zonën e Zvërnecit. Në një postim të gjatë, Rama deklaron se protesta e zhvilluar këtë të shtunë ka mbledhur rreth 2 mijë pjesëmarrës, ndërsa sipas tij, edhe në kulmin e saj pjesëmarrja nuk ka kaluar shifrën e 8 mijë protestuesve. Kreu i qeverisë ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si, sipas tij, një protestë lokale është shndërruar në një ngjarje me jehonë ndërkombëtare, duke folur për një hendek të madh mes realitetit dhe mënyrës se si ai është paraqitur në hapësirën mediatike dhe në rrjetet sociale. Në reagimin e tij, Rama kritikon ashpër...