“Hiqni dorë nga kundërmitingu në Vlorë”, Balla-Berishës: Po bën diversion

“Hiqni dorë nga kundërmitingu në Vlorë”, Balla-Berishës: Po bën diversion

Sali Berisha kundërshtoi takimin e PS në Vlorë që do të mbahet të premten, në kuadër të 35-vjetorit të partisë. Gjithashtu, pati akuza edhe për “opozitën e opozitës” (lëvizjen e Ervin Salianjit) duke e quajtur si shërbëtore të qeverisë. “Denoncoj me forcën më të madhe qëndrimin stalinist të Edi Ramës për të organizuar kundërmiting në Vlorë, ka organizuar një akt të shëmtuar, kriminal. Merrni masa të anuloni kundërmitingun”, tha Berisha. Taulant Balla ia ktheu Berishës se fatkeqësisht s’mund të jetë i ftuar në festat e ditëlindjes së PS ndërsa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, opozita do të mposhtet sërish. “Insistoni me padurim të merrni pjesë në festat e PS. Kemi një kalendar të parashikuar të festave tona. Sigurisht që s’mund të jeni i ftuar...