“Hipokrizia e një qeverie që…”/ ‘Trajtimet hormonale’, Xhixho: Koha për llogaridhënie, trasparencë dhe përgjegjësi

“Hipokrizia e një qeverie që…”/ ‘Trajtimet hormonale’, Xhixho: Koha për llogaridhënie, trasparencë dhe përgjegjësi

Partia e Lirisë ka denoncuar me forcë, udhëzimin e nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë për terapinë hormonale falas për adoleshentët në QSUNT. Në një deklaratë nga institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëspresidentja e PL, Erisa Xhixho tha se vendimi që prek drejtpërdrejt fëmijët dhe familjet shqiptare, është një vendim i marrë pa transparencë, pa debat publik dhe pa asnjë konsultim serioz me prindërit, ekspertët dhe shoqërinë. Sipas saj, në shumë vende europiane, politika të ngjashme janë vënë në diskutim dhe janë rishikuar pikërisht për shkak të shqetësimeve mbi pasojat afatgjata dhe vendimet e marra në moshë të hershme. Xhixho theksoi se ajo që e bën këtë situatë edhe më të rëndë është hipokrizia e një qeverie që pretendon se kujdeset për shëndetin e qytetarëve, ndërkohë...