Hetimi i SPAK, Rama: Nuk është për projektin, por për një subjekt që ka shitur tokën
Kryeministri Edi Rama sot në 5 qershor ka takuar banorët e Zvërnecit, ku do të shtrihet edhe projekti, që ka nxitur protesta. Rama u shpreh se hetimi i SPAK nuk është për projektin, por është për një subjekt që ka shitur tokën. Përsëriti se përshëndet hetimet e SPAK. “Ka njerëz që nuk kanë pronat e tyre me letra, por i kanë me fjalë apo të tjera. Çdo gjë shikohet në hipotekë. Për sa kohë ajo tokë është blerë nga investitorët, ajo është tokë e investitorëve ligjërisht për shtetin. Për një subjekt që ka shitur tokën, ka rezultuar se ka hetim për një subjekt. Prandaj është bllokuar fondi, por transaksioni ka ndodhur. Fondi është bllokuar. Investitorët janë pronarë sot. Hetimi është pozitiv për këdo që fiton...
Burimi:
javanews.al