Hetimet për komentet negative ndaj bizneseve, Berisha: Rama është i tmerruar nga protestat, po vepron si Ajatollahët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar dje lidhur me hetimin e nisur nga Policia e Shtetit për një fushatë online kundër bizneseve të afërta me qeverinë, në kuadër të së cilës po verifikohen mbi 10 mijë profile të dyshuara si false. Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se hetimi është urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, të cilin e akuzoi se është i frikësuar nga protesta që po vijon prej më shumë se një muaji. “I tmerruar nga uragani i protestës rinore e qytetare, i damkosur brenda dhe jashtë vendit, Edi Rama urdhëroi së fundmi narkopolicinë e tij dhe shërbimin informativ të policojnë veprimtarinë digjitale dhe rrjetet sociale të protestuesve, në fakt të mbarë qytetarëve. Kësaj radhe, kjo nuk po bëhet vetëm për...
Burimi:
sot.com.al