“Hetimet duhet të bazohen vetëm në prova konkrete”, Klodian Braho nga Italia: Të shmangen përgjithësimet mbi kombësinë

“Hetimet duhet të bazohen vetëm në prova konkrete”, Klodian Braho nga Italia: Të shmangen përgjithësimet mbi kombësinë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Klodjan Braho mori pjesë më 22-23 Maj, në takimin ndërkombëtar që u zhvillua në Palermo, Itali, “Bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe proceset e integrimit të organizatave kriminale transnacionale: analiza dhe perspektiva pune”. Aktiviteti u mbajt në Pallatin e Drejtësisë, në përkujtim të Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos. Aty morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të prokurorive dhe institucioneve të drejtësisë nga vendet e Europës, Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine. Në fjalën e tij, Braho nënvizoi qasjen e Prokurorisë së Posaçme përballë sfidave që paraqet sot krimi i organizuar transnacional, i cili vepron gjithnjë e më shumë përmes rrjeteve ndërkufitare, të afta për t’u përshtatur me zhvillimet teknologjike, financiare dhe logjistike. Ai theksoi rëndësinë e një...